Tifozi më i dashur nga tifozët “Kuq e Zi”, por edhe nga lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, Ismail Morina-Ballisti është shpallur fajtor sot nga Gjykata e Tiranës dhe është dënuar me 1 vjet e 4 muaj burg. Dënimi i tij i dhënë ditën për armëmbajtje pa leje, por do të konvertohet në shërbim prove.
Ballist Morina, u arrestua pasi u kap me dy armë pa leje në Tiranë, një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi që u luajt në “Elbasan Arena”.
Morina, mbërriti në Shqipëri për të ndjekur kombëtaren shqiptare, por gjatë një kontrolli policor më 7 tetor të vitit 2015, në makinën e tij iu gjetën dy pistoleta pa leje, çka bëri që të përfundonte në qeli. Bashkë me Morinën u arrestuan edhe tre persona të tjerë, teksa policia u sekuestroi dy pistoletat, 30 fishekë dhe 36 bileta të ndeshjes Shqipëri-Serbi, që ata kishin me vete.
Më 28 dhjetor 2015, Gjykata e Lartë e Shqipërisë e kishte lënë Ballitin në arrest shtëpiak.
Lirimin e “Ballistit” e kishin kërkuar shumë tifozë, por edhe lojtarët e kombëtares shqiptare. Shumë nga lojtarët postuan fotot me Morinën. Ai i bë u famshëm me ngritjen e dronit me flamurin “autoctonus” në stadiumin e Partizanit në Beograd, një ndeshje që ndërpre nga dhuna e tifozëve serbë.