Mjekët në tërë Kosovën pritet të dënohen. Kështu bëjnë të ditur disa burime brenda Ministrisë së shëndetësisë.
Arsyet sipas tyre janë për shkak të përshkrimit të vazhdueshëm të injeksioneve dhe infuzioneve që shpesh herë janë pa indikacione të bindshme. Në vend të përshkrimit të formave tjera si: tableta, kapsula, shurupe etj. mjekët të cilët punojnë në qendra të mjekësisë familjare shkruajnë injeksione ose infuzione metodë e cila është në kundërshtim me parimet e mjekësisë familjare.
Këto burime ndër të tjera theksojnë se mjekët pritet të dënohen me shumë të hollash duke filluar nga 100 euro deri 500 euro varësisht nga shkeljet e gjetura. Dhe nëse përsëriten gabimet e njëjta atëherë do të bëhet edhe suspendimi i tyre.
Poashtu burimet brenda ministrisë theksuan se janë në fazën e mbledhjes së të dhënave dhe pastaj do të dalim me dënimet e para të cilat do të jenë për mjekët që keqpërdorin detyrën e tyre duke shkruar vazhdimisht injeksione.
Ata porositin mjekët që punojnë në qendra të mjekësisë familjare që të shkruajnë më shumë terapi në formë të tabletave, kapsulave, shurupeve etj, ndryshe do të përballen me dënime.