24,12,2024

Demokratizimi dhe legjitimiteti i Kushtetutës së Kosovës së vitit 1990

Must Read

Autor: Dr. Sc. Salihe Salihu

Pas suprimimit të Kushtetutës së vitit 1974  delegatët shqiptarë të Kosovës me 2 korrik 1990 shpallën Deklaratën Kushtetutese që ishte bazë e përcaktimit të vullnetit politik duke e avancuar pozitën kushtetutese të Kosovës nga njësi autonome në njësi të Republikës së pavarur, si njësi e barabartë me njësitë tjera të ish federates. Në përmbajtjen e tekstit të Kushtetutës në pikën 2 të të akti konstitutiv shkurt dhe qartë ishte definuar se Kosova pret konfirmimin e këtij akti në Kushtetutën Federative të Jugosllavisë. 

Për ta materializuar këtë akt konstitutiv delegatët shqiptar hartuan draftin e Kushtetutës së Kosovës I cili u aprovua me 07. Shtator 1990 në Kaçanik. Mbledhja në Kaçanik për aprovimin e Kushtetutës së viti 1990-të dhe krijimi I qeverisë ishte një ngjarje që nuk morri jehonë rajonale e ndërkombëtare pasi që këtë tubim e kishte transmetuar vetëm TV i Shqipërisë.

Përkundër pengesave për sensibilizimin e Aprovimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ky akt është historik dhe një ndër aktet më të larta juridiko-politike të Kosovës  gjatë bashkëjetesës në federratë deri në çlirimin e saj përfundimtar nga okupimi sllave.  Më 26-30 shtator 1991 u mbajt Referendume ku 87%  e elektoratit votuan për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Me këtë legjitimitet të dalur nga rferendumi më 19.10.1991 Kuvendi I Kosovës  nxorri Rezolutën për Kosovën shtet Sovran dhe të pavarur. Në mbështetje të këtyre proceseve gjatë aprovimit të kësaj Rezolute u shfaq nevoja për ndryshime e Kushtetutës duke aprovuar amendamentet: I, II dhe VI. Me këto ndryshime Kryetari I Kosovës do zgjidhej nga populli, përgaditej baza juridike per krijimin e qeverisë së re dhe do organizoheshin zgjedhjet e para shumëpartiake.

Ndonëse Kosova nuk kishte ekspriencë të sistemit demokratik në tekstin e Kushtetutës së 2 Korrikut 1990 gjejmë tërësisht element të vlerave demokratike.  Kushtetuta e vitit 1990-të ishte elaboruar në mbështetje të modelit të kushtetutave demokratike që përfshinte pjesë të pakufizuara konsitituive me intencë për krijimin e një organi qeverisës, që nënkupton pushtet sovran.  Më pas, duke i unifikuar fuqitë formale të shtetit dhe në referim të mbështetjes popullore që ishte dal nga referendumi legjitimohej sovraniteti popullor që garantonte Kushtetuta.

Potencialin demokratik dhe pikat e forta të sovranitetit është shprehur në mënyrë elokuente në Kushtetutën e Kosovës të vitit 1990-të. Kështu, në dispozitat e përgjithshme të Kushtetutës së viti 1990 në nenin e  parë është stipuluar se Republika e Kosovës është shtet demokratik i kombit shqiptar dhe duke inkluduar të gjitha minoritetet që jetonë në Kosovë. Në këtë pikë nxjerret në pah që fuqia konsituive është bazuar te vullneti që në përputhshmëri me vlerat demokratike vullneti është fuqi stipulative dhe e pa ndërmjetësueshme.

Që kjo kushtetutë përmbante parime demokratike dëshmojnë të gjithat nenet e përcaktuara në këtë Kushtetutë. Me ketë kushtetutë granatoheshin dyfish të drejtat e qytetarëve të Kosovës, të drejtat individual por edhe të drejtat e përkatësive etnike. Kështu që përveç se garantoheshin të drejtat dhe lirtë politike, ekonomike, sociale, nacionale e kulturore garantoheshin edhe të drejtat e minoriteteve duke ju garantuar përdormim të barabart zyrtar edhe gjuhës serbokroate dhe turke. 

Sovranitetin dhe Legjitimiteti i hartuar në Kushtetutën e 1990-të

Sovraniteti i derivuar nga vullneti I popullit është pjesë e qënsishme e teorive që pëshkruajnë modelimin e një shteti demokrati.  Pikërisht kjo poentë është stipuluar edhe në tekstin e Kushtetutës së viti 1990-të ku në dispozitat e përgjithshme në nenin 3 është përcaktuar që sovranitetit I Republikës së Kosovës buron nga vullneti I popullit dhe është bazë e pushtetit shtetëror. 

Gjithashtu, në dispozitat e përgjithshme në nenin 11 është përcaktuar që krahas gjuhës zyrtare të gjuhës shqipe si pjesë mazhurative e konstituimit të shtetit të Kosovës të jenë gjuhë zyrtare të barabata edhe gjuhët e minoritarëve, të minoritarëve serbë dhe minoritarëve turqë.

Kjo e drejtë kushtetutare për pordorimin e gjuhë minoritare u aprovua nga delegatët e popullit shqiptar në një kohë kur ende nuk ishte kjo e drejtë e njohur legalisht nga shumë vende tjera demokratike. Delegatët shqiptarë përmes aprovimit të Kushtetutës së viti 1990-të u treguan si paraprijës të vlerave demokratike. Në fakt, nga një analizim komperativ del se Kushtetuta e Kosovës së vitit 1990-të duke garantuar të drejtën zyrtare të përdorimit të gjuhëve minoritare është para kohës së aprovimit të Deklaratë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Përkatësi Nacionale apo Etnike, Religjioze dhe Gjuhëve të minoritarëve e cila u aprovua nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën 47/135 në dhjetorin e vitit 1992.  Poashtu Kushtetuta e Kosovës së viti 1990-të është para Kartës Europian për Gjuhë Regjionale dhe Minoritare që është Konventë Europiane e e aprovuar më 25 qershor 1992 dhe hyri në fuqi në vitin 1998.

Kushtetuta e Kosovës ishte në hamoni me nenin 25.4  të Dokumentit të OSBE që njihet si dokument I  Kriterëve të Kopenhagesë. Në këtë nenë është garantuar mos-diskriminimi I gjuhës së minoritarëve si dhe me Kornizën e Konventës për Mbrojtje e Minoriteteve Nacionale të Këshillit të Evropës që është miratuar me 1994. Me këtë Konventë në nenin 10 dhe nenin 11 është sanksionuar e drejta e përdorimit të gjuhëve minoritare sin ë sferën private dhe publike.

Përveç këtyre garantimeve kushtetuese të viti 1990-të janë edhe garancione për mos cënimin e tyre duke përcaktuar se të drejtat kufizohen vetëm me liritë dhe të drejtat e barabarta të të tjerëve.  Ky definimi është në pjesën e tretë të Kushtetutës në nenin 42 kufizimi i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të qytetarit kufizohen vetëm me liritë dhe të drejtat e barabarta të të tjerëve. Ky përkufizim është thelbi I demokracisë sepse pa njohjen e lirisë së të tjerëve nuk mund të gëzon lirinë tjetri.

Forca motivuese e aprovimit të Kushtetutës së Kaçanikut ka qenë e derivuar nga vetë vullneti i lirë i popullit që e legjitimitonte sovranitetin e Republikës së Kosovës. Përkundër legjitimitetit të plotë dhe të pakontestueshëm Kushtetua e 1990-të nuk arriti të  implementohet as me ligjet as me qeverisje sepse ligjet e reja nuk kishin ndonjë validitet ndërsa qeverisja nuk arriti që shtrijë aktivitetet e veta. Por, përkundër këtij fakti, Kushtetuta e 1990-të ka impakt të dimensionit historik si një dëshmin e vullnetit të popullit për një Kosovë të pavarur dhe sovrane që e ishte e drejtë legjitime dhe e patjërsueshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img