03,05,2024

Demarkacioni, partitë pa konsensus

Must Read
Kuvendi i Kosoves

Iniciativa për takime të përbashkëta të përfaqësuesve të subjekteve politike në vend do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim që të gjendet një zgjidhje për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve politike në vend shprehen skeptikë për mundësinë që kjo të arrihet, pasi qëndrimet aktuale të pushtetit dhe të opozitës janë diametralisht të kundërta dhe thonë se ato vështirë se do të ndryshojnë.

Opozitarët e bëjnë të qartë se marrëveshje me pushtetin mund të ketë vetëm nëse tërhiqet marrëveshja aktuale nga ana e Qeverisë, shkruan ‘Zeri’.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se kjo çështje kërkon konsensus politik.

“Tani ne kemi hyrë në një fazë të re… Çështja e demarkacionit nuk është dhe nuk duhet të lidhet as me zgjedhjet e reja, as me interesat e ngushta të lidershipit e as me interesat partiake në Kosovë. Ajo është çështje e cila duhet të bëhet, por duhet të bëhet mirë, të analizohet dhe të studiohet mirë dhe duhet të sillet në Kuvend për t’u votuar”, ka deklaruar Haliti për radio “Evropën e Lirë”.

Rugova: Ideja për dialog, të përshëndetet

Ndërsa nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se ideja për dialog ndërmjet subjekteve politike duhet të përshëndetet. Megjithatë, ai ka thënë se nuk është shumë optimist se do të arrihet pajtimi ndërmjet palëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img