24,10,2025

“Demarkacioni nuk është kusht për themelimin e FAK’ut”

Must Read
FSK

Anëtarja e Komisionit për themelimin e FAK’ut, njëherit deputete e PDK’së Ganimete Musliu, ka thënë për televizionin publik se në rast se Qeveria e sjellë në Kuvend votimin e Demarkacionit si kusht për themelimin e FAK’ut, atëherë kjo Qeveri ka mbaruar.

‘Nëse eventualisht ndodhë që Qeveria e Republikës së Kosovës ta sjellë Demarkacionin në Kuvend si kusht për themelimin e FAK, atëherë kjo Qeveri le të bëhet gati për të dalë në votëbesim”, tha Musliu.

Kryetari i Komisionit Parlamentar që përcjellë sigurinë dhe FSK’në Daut Haradinaj, ka deklaruar se Demarkacioni është histori e mbyllur.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi mos themelimin e Forcave të Armatosura e sheh si mungesë e vullnetit të qeverisjes aktuale.

Ndërkaq, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi ka deklaruar se “ka pasur informata të mëhershme se shënjimi i kufirit me Malin e Zi është kusht edhe për themelimin e Forcave të Armatosura”.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img