22,12,2024

Demarkacioni margjinalizon agjendën e Kuvendit

Must Read

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka kohë që mbetet çështje me prioritet të veçantë në aspektin politik, posaçërisht në Kuvendin e Kosovës, duke margjinalizuar ligje e prioritete tjera në agjendën e punës së këtij institucioni, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndërkohë që deputet nga partitë në pushtet mendojnë se kjo çështje nuk ka ndikuar shumë në mosmiratimin e ligjeve tjera, kurse ata nga opozita presin që Demarkacioni të mbetet në agjendë, pasi sipas tyre, Kuvendi nuk mund të rri indiferent përderisa Kosova po humb rreth 8 mijë hektarë të territorit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka edhe prioritete tjera, por çështja e Demarkacionit, sipas tij, është problem dhe detyrimisht Kuvendi po merret me këtë çështje.

“Çështja e Demarkacionit është një problem më të cilin detyrimisht po merremi dhe duhet të merremi. Por, shpresoj se do të gjendet një konsensus i përbashkët për të vendosur”.

“Niveli i debatit për këtë çështje është ende i paargumentuar sa duhet dhe i ka nxitur elementet, do të thosha, kundërshtarët e koalicionit qeverisës dhe i kanë nxitur disa elemente të cilët janë të pakënaqur me gjendjen e kufirit”, ka thënë Haliti.

Në anën tjetër, opozita edhe ashtu muajt e fundit është përqendruar kryesisht vetëm në çështjen e Demarkacionit.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi thotë se me vetë faktin që Demarkacioni rrezikon humbjen e territorit të shtetit, nuk mund të ketë prioritet tjetër në agjendën e Kuvendit të Kosovës.

Prandaj, thotë ajo edhe angazhimet e deputetëve të opozitës janë të fuqishme për të kundërshtuar jo vetëm demarkacionin, por edhe themelimin e paralajmëruar të asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë.

“Bëhet fjalë për një gabim, për një përpjekje për të legjitimuar një proces, i cili Kosovës i rrezikon integritetin territorial. Kjo është arsyeja pse është një ndër prioritet më të mëdha dhe kështu duhet të jetë, sepse bëhet fjalë për territorin e vendit, i cili nëse jepet tani më nuk do të kthehet asnjëherë, qysh ka ndodhur edhe në të kaluarën”, ka theksuar Kadaj Bujupi, për Rdaion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër përfaqësues të shoqërisë civile, theksojnë se përveç Demarkacionit edhe Asociacioni i komunave më shumicë serbe dhe zgjedhja e presidentit kanë ndikuar në krijimin e një klime të pafavorshme politike në Kuvendin e Kosovës.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha këto kanë ndikuar në bojkotim të partive opozitare, duke zbeh komplet debatin parlamentar dhe kualitetin e ligjeve që janë miratuar në Kuvend.

Ai ka thënë se deri më tani në Kuvendin e Kosovës, janë miratuar 35 ligje, kurse 20 ligje të tjera kanë mbetur në procedurë në komisionet parlamentare dhe 80 ligje tjera që janë paraparë në agjendën legjislative nuk kanë ardhur fare në Kuvend nga Qeveria e Kosovës, që sipas tij tregon për një performancë të dobët të Kuvendit gjatë këtij viti.

“Një funksionim i duhur i Kuvendit të Kosovës, reflekton jo vetëm në punën dhe performancën e Kuvendit, por edhe në institucionet tjera. Për shkak se është Kuvendi ai i cili mbikëqyrë punën e qeverisë dhe nëse një qeveri nuk ka mbikëqyrjen e duhur të Kuvendit, atëherë edhe punë t nuk do ti kryejnë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Kemi pasur vetëm 66 pyetje parlamentare ndaj ministrave dhe shumica nga to kanë ardhur nga deputetët e koalicionit qeverisës dhe këto pyetje nuk kanë sfiduar anëtaret e kabinetit qeveritar”, ka thënë Krasniqi.

Por, deputeti Xhavit Haliti mendon se të gjitha ligjet që janë proceduar nga Qeveria në Kuvend janë shqyrtuar.

“Nuk na kanë mbetur asnjë ligj deri tash që ka ardhur nga Qeveria për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës dhe nuk e ka miratuar, përjashtuar ato që i ka tërheq qeveria vetë”.

“Por, është e vërtet që kemi dy interpelanca të thirrura nga deputet për kryeministrin e Kosovës, të cilat po presin më radhë. Dhe janë disa raporte që nuk qojnë peshë, që është e vërteta për tu realizuar”, ka deklaruar Haliti.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës pritet që të marrë vendim për apo kundër ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi më 1 shtator./REL

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img