20,12,2024

Delawie: Zgjedhjet në Kosovë të jenë të lira dhe të besueshme

Must Read

Ai këto komente i bëri të enjten gjatë ceremonisë së organizuar nga Demokracia në Veprim të ndarjes së pesë çmimeve në kuadër të garës për videon më të mirë “AsUnë nuk do të votoj për kandidatët e korruptuar”.

“SHBA është e interesuar që zgjedhjet të jenë të lira dhe të besueshme, pa kurrfarë lloji të dhunës apo kërcënimit politik. Të gjithë kandidatët nga çdo parti ka të drejtë të bëjnë fushatë pa frikë nga kërcënimi”, ka thënë Delawie.

Diplomati amerikan ka kërkuar nga Task Forca që të hetojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhje.

“Kemi parë më shume së që duhet incidente të dhunës dhe kërcënimit. Po ashtu, kërkojmë nga Task Forca të hetojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhje. Ambasada do t’i bashkohet organizatave tjera duke dërguar ekipe vëzhguese nëpër vendvotime. Do të bëjmë vëzhgime dhe gjatë votimit dhe gjatë numërimit”, është shprehur ai.

Delawie ka potencuar se dalja në zgjedhje është e rëndësishme, andaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, pasi në këtë mënyrë fuqizojnë qeverinë e ardhshme.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova tha se zgjedhjet e 11 qershorit janë një mundësi e mirë në të cilën qytetarët mund të ndikojnë duke votuar për të ardhmen e tyre.

“E drejta juaj për t’i zgjedhur përfaqësuesit tuaj pa frikë apo ndërhyrje është e drejtë e juaja. BE qëndron e bashkuar kundër kandidatëve të korruptuar. Ne e dimë që demokracia nuk ndalon kur mbyllen vendvotimet. Ju duhet të kërkoni llogari nga përfaqësuesit tuaj. Ju meritoni përfaqësues që hap mundësi për vende të reja pune t’i bëjnë të rinjve të qëndrojnë në Kosovë. BE është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë. Vendosja e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve konfirmon mbështetjen e BE për zgjedhje të drejta transparente. Dilni e votoni, mos e leni që të tjerët të vendosin për të ardhmen tuaj. Votoni për ata që meritojnë votën tuaj”, ka thënë Apostolova.

Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës tha se qëllimi i iniciativës qytetare është që të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe të refuzojnë tolerancën ndaj korrupsionit dhe kandidatët e përfshirë në afera korruptive.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img