20,11,2024

Deklaratë e kryetarit të Ferizajt pë protestat e paralajmëruara nga Forumi i Gruas Demokratike

Must Read

Protestën e paralajmëruar të grave të PDK-së së Ferizajt, e shoh si një përpjekje të radhës të kësaj partie për intensifikimin e parakohshëm të fushatës, e cila kohët e fundit po merr dinamikë të paparë. Pa e kontestuar të drejtën e kujtdo që ta shpreh lirshëm mospajtimin e vet, dua të them se rastin me kuvendaren e PDK-së Kristina Bytyçi e quaj të mbyllur. Siç e kam shpjeguar disa herë deri tani, ishte thjesht një moment i padëshirueshëm edhe për mua, për të cilin kuvendares Bytyçi i kam kërkuar falje publikisht gjatë mbledhjes së kuvendit po atë ditë. Por, duket se PDK e Ferizajt është gëzuar pa masë për këtë incident dhe dëshiron që prej tij të krijojë tullumbace sa më të mëdha, pastaj t’i pëlcacë ato me zhurmë sa më të madhe, me shpresë se kështu fiton pikë politike, në përpjekje për rrënimin e rivalëve. Në politikë kjo gjë është e kuptueshme, sidomos për ato forca që nuk zgjedhin mjete dhe metoda për të realizuar synimet e tyre.

Dua ta sqaroj publikun se, në të vërtetë, organizimi i protestave kundër meje, në këtë rast, jo vetëm që është thjesht i natyrës politike dhe pa asnjë bazë reale, por ka natyrë manipulative, duke përfshirë gjoja diskriminimin gjinor. Përdorimi nga gratë e PDK-së të togfjalshave me ngarkesë kombëtare si “gruaja shqiptare”, “nëna shqiptare”, “bija shqiptare” e të ngjashme, janë krejt false, të shartuara artificialisht dhe krejt jashtë kontekstit. Sepse kurrë në jetën time nuk më ka shkuar ndërmend ta diskriminoj dikë në çfarëdo baze, aq më pak në baza gjinore. Sepse edhe unë jam bashkëshort, baba i dy vajzave dhe gjysh.

Dëshiroj t’u them qytetarëve të Ferizajt se nuk ndihem mirë nga incidenti fatkeq gjatë mbledhjes së kaluar të KK-së, për të cilin tashmë është folur shumë, por konsideroj se për të tashmë jemi sqaruar dhe ai nuk do të duhej të paraqiste bazë për fushatë kundër meje. Përndryshe, fushata të ngjashme nga e kaluara, që kishin për qëllim rrënimin e rivalëve politikë, nuk janë të panjohura edhe në vendin tonë, sepse organizatorët dhe shtytësit e tyre i dinë mirë emocionet që mund të ngjallin tek popullata protestat e grave. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të Ferizajt që të mos bijnë pre e manipulimeve të tilla,qe behen thjesht për përfitime politike.

Muharrem Svarqa
Kryetar i Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img