18,11,2024

Debatohet draft Dokumenti i Planit Zhvillimor Komunal

Must Read

Është prezantuar sot para qytetarëve draft dokumenti i planit zhvillimor komunal. Me këtë rast është thënë se ky diskutim është i fundit para se ky plan të del në shqyrtim publik. Analizë këtij plani i kanë bërë zyrtarë të Drejtorisë së Urbanizmit dhe firmës konsulente INSI, ndërsa qytetarët kanë kërkuar transparencë më të madhe dhe qasje të lirë në këtë dokument me rëndësi për zhvillimin e komunës.

Plani zhvillimor i komunës po konsiderohet si një dokumente i një rëndësie të veçantë, për të cilin lidhen të gjitha aspektet zhvillimore të komunës, është thënë sot në një debat me qytetarët në të cilin është prezantuar drafti i parë i këtij dokumenti. Siç u tha, prezantimi i draftit dhe ky debat i paraprinë procesit të shqyrtimit publik të këtij dokumenti.

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis, Faik Grainca, ka thënë se angazhimet kanë shkuar në atë drejtim që ky plan të jetë në trendet e kohës, duke shtuar se gjatë kësaj kohe është punuar mjaft në grumbullimin e materialit që do ta në shërbej në planifikimet e një zhvillimi.

“Një zhvillimi që do të jetë i qëndrueshëm për tetë vitet e ardhshme. Këtu duhet përmendur kontributin e të gjithë sektorëve të komunës por edhe të kompanisë konsulente INSI. Ne do të jemi të hapur për të gjitha sugjerimet dhe jemi të hapur për debatimin e tyre”, ka thënë Grainca.

Më pastaj, Ismail Baftiari, nga kompania konuslente INSI, ka dhënë detaje të këtij plani duke thënë se ky plan jo vetëm që përcakton caqet e zhvillimit të komunës, por përbën edhe një plan strategjik dhe multifaktorial. Madje ka dhënë edhe shpjegime për ecurinë e punës.

“Është draft fillestar i planit, është startegjik, multisektorial për faktin se të gjithë sektorët e komunës kanë qenë të përfshira në përgatitjen e tij, përfshirë edhe kompanitë publike. Plani në vete përbënë analizën e pjesëmarrësve, profilin e komunës dhe vizionin dhe si i tillë është kompatibil edhe me planin zhvillimor të komunës” ka thënë Baftijari.

Në anën tjetër qytetarët kanë adresuar kërkesën për qasjen në këtë dokument në funksion të analizës së tij dhe kontributit eventual gjatë periudhës së shqyrtimit publik të tij.

Ndryshe, hartimi i këtij dokumenti ka nisur gati që një vjet. Bazuar në punën e bërë ky plan pritet që të jetë gati për miratim në fillim të vitit të ardhshëm.

 15541119_1362318097136343_5359615679620770679_n 15541259_1362317997136353_7786933495790579560_n 15356663_1362317990469687_4373040775952811395_n 15442147_1362317983803021_801596271009918404_n 15401030_1362317950469691_8567221851023249593_n
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img