Editorial

Dashuria e një mërgimëtari shqiptarë

By FerizajPress

April 22, 2018

 

Një here ai shoku im më tha,” se zemra nuk pranon vend për dy persona” ,isha në hallë dhe nuk e kuptoja atë,mirë e kishte se vetë ai kishte kaluar shumë gjëra në jetë dhe më tha se të gjithat nuk bënë t’i lihen zemrës sepse ajo gabon . – Unë vendosa t’ia shkruaj një poemë lidhur me atë gjallëri, atë vuajtje që kishte kaluar ai. _ _ _ Sa për fillim ,deshta ta njohë . E tash nuk dua ta shohë. Nuk e di se kush ka gabuar . Unë apo ne të dy,që s’kemi faj . Çfarë i ngjanë kësaj rruge pa kalorës Ose kalorës me hije të projektuara që reflektojnë vetëm natën. Në rrugën e tillë vetëm çirrje ,secili ! Nuk matet me asgjë,ka peshë nuk kuptohet . Kam kaluar si kalorës, nuk mbaj përgjegjsi. Të them unë,se nuk kam faj . Freski nganjëher nga ajo çirrje që njohë .Tmerrë nga ajo, nganjëherë kur kujtojë . Lumturi për mua që di ti zëvendësoj. Fat i keq për të dy,që nuk më mungoj(konvenojë). E di unë andaj mendoj, Mendoj për fillim që vendosa ta njohë……! – Është një botë e pakuptuar nga ai, që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë pra është temë që diskutohet nga të gjithë por nuk vërehet njësojë ,po edhe kur përjetohet nuk kuptohet plotësisht, s’di . – Vazhdova prapë ato vargjet e arta për të,me qëllim që të kujtojë atë uragan freskie që kishte dikur e tash i vije aromë zambaku , nganjëher që e përcjell. _ _ _ U ngopa tash me shumë qka që më përgjoi. Do të takohem prap,ai do të jem ai nga fillimi . Kur flasë më duket se diqka më vjen pas . Nganjëher e vërej . E vërej gjithëher por ajo që më përcjell,nuk di për mua , a është hija ime, apo ajo që vjen në kujtime . Jam ngopur me mendime ,jam bërë njeriu që heshtë duke folur ! Jam i gjallë , me ndjenja të zbehta dhe do të kushtoj kjo për mua . Vetë kam vendosur ,që të merr fund . Nuk mvaret nga unë,por nga të dy . Unë iki nga hija, ajo më vjen pas…. Në ditë ,në natë , me diellë dhe në shi Është fikur gati çdo gjë, Pluhuri i fatit dhezë atë problem Koha qëron hesapet….! – Ndodhë gjithë qka ,nuk ka njeri pa problem përveq atij që ka vdekur . D. Aligieri thoshte se ; “Dashuria ka dy përcjellësa ; mirësinë dhe durimin “. Ka pasur të drejtë. Koha kalon ,se di ç’është bë me aromën e zambakut, shpresoj se një ditë do të ndryshon kjo stinë. Që të jem i qetë, të mendoj për vetën, Me qdo ofshamë,qesë një të zezë. Me qdo buzëqeshje ,shëroj të tharat e të qarat…. Është koha që e mbanë atë. Kur mendimi nuk do të shoqërohet me asgjë atëherë kur kuptimi , momenti është i shoqëruar . Të dy kalorës ,por unë nuk kam kohë për të bërë gara.

Hyzri Salihu 21.10.2017 Shqiperi Etnike – Mërgatë