02,05,2024

DASH: Mosnjohja mes Bosnjës e Kosovës, pengon luftimin e terrorizmit

Must Read
ISIS, Ballkan

Drejtori i Qendrës për Studime të Sigurisë në BeH, Denis Haxhoviq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë në gjuan boshnjake, se mosnjohja nga ana e BeH, po i dëmton raportet edhe në fushat tjera, por edhe në fushën e sigurisë.

Të njëjtin mendim ka edhe anëtari i komisionit parlamentar boshnjak për Siguri, Shemsudin Mehmedoviq. Ai thotë se shkaku i përcjelljes së politikës serbe ndaj Kosovës, BeH po bije në këso lloj grackash, transmeton lajmi.net.

“Nuk ekziston një konsensus të brendshëm politik në BeH për pranimin e Kosovës, pasi po përcillet politike serbe, por kjo nuk do të thotë se do të duhet edhe më tutje të jemi në situatë që mosnjohja të pengojë edhe njohjen reciproke të dokumenteve, kur ka të bëjë me qytetarët e dy vendeve, pasi që kontrollimi i kalimeve të njerëzve, lehtëson luftën kundër terrorizmit, për të mos folur për problemet ekonomike dhe tregtare”, ka thënë Mehmedoviq. /lajmi.net

 

The post DASH: Mosnjohja mes Bosnjës e Kosovës, pengon luftimin e terrorizmit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img