27,07,2024

DASH: Kemi besim të plotë te ambasadori Lu

Must Read

Këto janë fjalët zyrtare ekskluzive për Top Channel, i cili iu drejtua Departamentit Amerikan të Shteti pas artikullit të Huffington Post, ku Luke Cofey drejtor i politikave të jashtme në Heritage Fondation, kritikon politikat e SHBA-ve në Ballkan dhe konkretisht për Shqipërinë, ndërhyrjen e ambasadorit Donald Lu në politikat e brendshme.

“Politikat e SHBA kanë si qëllim të mbështesin anëtarësimin e vendit tuaj në BE dhe reformat e nevojshme për të arritur këtë qëllim. Këtu përfshihen mbështetja ndaj reformës në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe gjithashtu lufta ndaj ekstremizmit të dhunshm. Ambasadori LU dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqiptare ashtu si dhe me shoqërinë civile për të cuar përpara politikat dhe qëllimet e Amerikes. Departamenti i Shtetit, ka besim të plotë tek ambasada jonë dhe vetë Ambasadori në Shqipëri. Si miq dhe aleatë të Shqipërisë në Nato, SHBA-të nxisin fuqimisht të gjitha palët të respektojnë fuqinë e ligjit dhe proceseve demokratike. Ne duam të shohim një Shqipëri të fortë dhe të integruar në familjen euro-atlantike”,- thuhet në reagimin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img