27,12,2024

Dalin pamjet, si u vodh banka e nivelit të dytë në Vlorë (Video)

Must Read

Pamjet e siguruara nga Report Tv, tregojnë ambientet e jashtme dhe të brendshme të bankës së nivelit të dytë në momentet e mbërritjes së grabitësve dhe më pas të marrjes së parave prej tyre e deri në largim. Në asnjë rast asnjë prej punonjësve të sigurisë, nuk ka mundur të reagojë ndaj grabitësve, ndërsa ata në mënyrë krejt të qetë pa krijuar asnjë situatë në ambientet e bankës kanë mundur të marrin paratë dhe të largohen.

Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv, shihet qartë momenti i parë, kur në orën 13:56 minuta 36 sekonda, një person i armatosur vjen nga krahu i djathtë i punonjësit të sigurisë. Ky i fundit qëndron me kurriz nga dera e bankës, ndërsa në momentin kur në anën e majtë të kamerës nis të shfaqet një person me maskë i armatosur roja largohet menjëherë në të djathtë të ekranit.

Banka e grabitur ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës, pranë Sheshit të Flamurit, ndërsa personat kanë ardhur nga një rrugë që kalon nga Varrezat e Dëshmorëve në Vlorë. Një prej personave qëndron jashtë bankës, duke neutralizuar në këtë mënyrë rojën e sigurisë, ndërsa personi tjetër është futur brenda. Në pamjet e brendshme shihet qartë tek sa një prej punonjësve të sigurisë kalon në të djathtë të ekranit, pranë një sporteli, ndërsa grabitësit i hapet rruga.

Të gjithë personat që ndodhen në bankë, menjëherë shtrihen në dysheme dhe ulin kokat, ndërsa grabitësi i drejtohet sportelit. Gjithçka ka zgjatur në rreth 59 sekonda, ndërsa grabitësi është larguar nga porta e bankës në orën 13:57 minuta e 34 sekonda. Ajo që shihet është se rojet e bankës janë të paarmatosur, ndërsa dyert e bankës si në shumicën e tyre në vendin tonë, janë me dyer jo rrotulluese çka ndihmon grabitësit të largohen. Hetimet e policisë për këtë ngjarje vijojnë.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img