25,11,2024

Daily Mail-“Vrasësi gjakftohtë shqiptar tallet me drejtësinë në Shqipëri e Britani”

Must Read
Ilustrim

Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se Ardian Rragami, 45-vjeç është tallur kështu me procesin e ekstradimit dhe sistemin e drejtësi, duke u rikthyer sërish atje.

Sipas gazetës, shqiptari përballet me akuzën e vrasjes në gjakftohtësi të një të afërmi.

Ky person ishte një nga disidentët në vitet ’90 kundër regjimit komunist, ndërsa në vitin 1998, vrau fqinjin e tij në veri të Shqipërisë.

Gazeta i kushton artikullin jetës së tij, duke theksuar se u arrestua në vitin 2009, ndërsa në vitin 2010 u ekstradua për në Shqipëri për të vuajtur dënimin e dhënë teksa ishte ende në arrati.

Pasi ka kryer dënimin në vitin 2014, gazeta shkruan se ai u rikthye në Britani ku takoi bashkëshorten e tij Chrysoulla Michaels, 46-vjeçare si dhe dy vajzat në Essex.

“Lehtësia me të cilën ai ka qenë në gjendje të kalojë përsëri në Britani, pasi kishte gënjyer për të fituar qëndrimin këtu, është jashtëzakonisht e turpshme për autoritetet.

Natën e kaluar, në përgjigje të një sërë pyetjesh nga Mail, Home Office tha se zyrtarët janë në dijeni të pranisë së tij në vend dhe janë duke u përpjekur për ekstradimin e tij”, shkruan gazeta.

The post Daily Mail-“Vrasësi gjakftohtë shqiptar tallet me drejtësinë në Shqipëri e Britani” appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img