30,04,2024

Daçiq thotë se Kosova nuk mundë ta padisë Serbinë

Must Read
Ivica Daçiq

Sipas Daçiq, shpesh herë është thënë që Kosova do ta padisë Serbinë por diçka e tillë nuk mund të ndodh për një arsye, ai madje ka thënë se Serbia jo rrallë herë është përballur me padi të tilla.

‘’Padi ndaj nesh kishte ngritur Kroacia pastaj edhe Bosnja, por ju e dini se Hashim Thaçi ka njoftuar se edhe Kosova do të padisë Serbinë, edhe pse unë nuk e di se ku Kosova mund të padisë Serbinë. Kjo sepse Kosova nuk është një shtet që është njohur nga Kombet e Bashkuara’’.

Ivica Daçiq, shtoi se Kosova nuk mund të padisë Serbinë për krime të luftës pasi është pamundur të paraqiten faktet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

‘’Kjo është e pamundur për t’u bërë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë’’, ka përfunduar  Daçiq rreth çështjes së padisë, shkruan Deutsche Ëelle, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img