16,10,2024

Daçiq për Nikoliq: Nëse është e vërtetë – është e turpshme

Must Read

“E kam ngritur këtë na vazhdimësi se më e mira për Serbinë për të ruajtur stabilitetin politikë është kandidatura e vetëm një njeriu që gëzon mbështetje të madhe të njerëzve dhe ky padyshim se është Vuçiq”, ka thënë Daçiq për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Daçiq ka thënë se nëse presidenti aktual, Nikoliq garon kundër Vuçiq, ai personalisht po edhe e tërë PLC dhe Dragan Markoviq Palma dhe gjithë Serbia e bashkuar e mbështetë Vuçiqin.

“Mënyra e vetme logjike dhe racionale është se kandidati (Vuçiq) është ai që do të fitojë, me ose pa Nikoliq, në çdo mënyrë. Po çka të bëhet pa Vuçiq dhe Nikoliq është e qartë, asgjë, vetëm i ndihmon ata që janë kundër Vuçiq. Dhe kjo nuk ka dobi”, ka shtuar më tej Daçiq.

Mediat serbe Sputnik dhe N1 kanë raportuar më parë se Nikoliq ka vendosur që t’i hyjë garës për President të Serbisë, kurse media tjetër B92 ka marrë konfirmimin nga Zyra e Presidentit se kjo është e vërtetë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img