03,05,2024

Cukali shiste kokainë të cilësisë së parë, 0,8 gr për 100 euro

Must Read

Ai e shpërndante atë në sasi 100-200 gramë nëpër 15 shitësit e tij. Ndërkohë, pjesën tjetër të kokainës e magazinonte në shtëpi të marra me qira në pika të ndryshme të Tiranës. Një ndër personat e besuar të tij ishte Vjollca Hoxha, e cila mbante shënime në lidhje me sasinë e drogës së shitur çdo ditë.

Ajo punonte bashkë me bashkëshortin e saj Armand Gjoka dhe vëllanë, Artur Tarja, 36 vjeç. Policia e Tiranës bëri me dije se hetimet ndaj këtij grupi, kishin rreth pesë muaj që kishin nisur, duke përgjuar bisedat telefonike të shitësve, ndërsa në total janë arrestuar 16 persona. Policia mundi të sekuestrojë rreth 283 gramë kokainë; 25 telefona celularë; pesë automjete të ndryshme dhe 15 çelësa makinash.

Ndërkohë, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe dy shqiptarë nga Kosova me banim në Prishtinë, të cilët në këtë grup kriminal dyshohet se shërbenin për të futur drogën në Shqipëri. Burime nga policia bëjnë me dije se mund të ketë të tjera arrestime të personave që vijojnë aktivitetin e paligjshëm të shitjeve të lëndëve narkotike.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img