18,12,2024

COVID-19 variant e luftës bërthamore

Must Read

Remzi Hasani

Në vitin 1945 pas në Hiroshim dhe Negasaki u hodhën bombat e para atomike dhe përmes tyre u demonstrua forca kolosale shkatërrimtare e shkaktuar nga energjia atomike, menjëherë filloi lufta e ftoht, ose si quhej më vonë Lufta e Yjeve në mes superfuqive bërthamore.

Që nga momenti kur teknologjia ushtarake kishte avancuar në mënyrë ekstreme, ekspertët e luftërave kishin bërë një konkluzion sipas të cilit ata nuk dini të flisnin se si do të zhvillohej lufta e tretë botërore, sa do të zgjaste ajo dhe cili do ishte efekti apokaliptik I saj, por thonin se e dinin sigurt që lufta e katërt botërore do të zhvillohej me shpata që do të thotë se përleshja eventuale atomike në mes shteteve botën do ta kthente në primitivizëm. Dhe pikërisht nga frika e përleshjes me armët RKB bëri që shtetet e ndryshme, miliarda e miliarda dollar ti bënin investime në strehimoret e nëndheshme shih për këtë Shqipëria socialiste për 4 dekada, kishte bërë investime gjigante në strategjinë e mbrojtjes së atdheut që sot llogaritet vendi i tretë në botë për mbrojtjen nga arsenali nuklear, pas SHBA-së dhe Zvicrës. Sepse Shqipëria i kishte investuar 137 miliard dollar në mbrojtjen nëntokësore duke I ndërtuar dy Shqipëri një nën dhe e një mbi dhe. Por rrallë kujt do ti kishte vajtur mendja se në mbarim të vitit 2019, tani pa kërcënim të drejtpërdrejt me arsenal ushtarak, por me kërcënimin e luftës së egër ekonomike, njerëzimi të përballet me një pandemi infektive e cila pamëshirshëm tërë botën po e futë në karantinë.

Derisa tek lufta atomike strehimoret mund të shërbenin të paktën përkohësisht, tek pandemia infektive kudo që të jesh, nëse virusin e ke me vete është njësoj.

Është tërësisht e paqartë nëse ky virus është bartur nga tregu I kafshëve siq thuhet atje ku u shpërfaq, apo është prodhim njerëzor për efekt të ndërhyrjeve dhe rregullimeve politike. Por efekti I vuajtjeve dhe I vrasjes së njerëzve nga pandemia kudo në botë është I pallogaritshëm. Sigurisht do të krijohen trauma psikike që njerëzit edhe për një kohë të gjatë të mos kenë guxim të përqafohen dhe të I shtrin dorën njëri-tjetrit. Dhe në këtë situatë alternative e vetme e përshëndetjes në mes njerëzve do të jetë ajo me grushtin lartë një praktik të cilën për gjysmë shekulli e zbatoi Enver Hoxha.

Por sidomos kaosi ekonomik në botë do të jetë katastrofal. Ndoshta epidemia do të jetë një luftë pa arsenal ushtarak, që rrënjësisht do ta ndërroj fizionominë e botës dhe rendin shoqëror-politik.

Epidemia mund të krijoj kriza ekonomike të pa parashikueshme, e për pasoj do të sjellë konfliktin jo në mes shteteve, por rebelimet sociale brenda shteteve.

Ndonëse epidemia u shpërfaq në një rajon kinez ku dendësia e popullatës është e madhe, pasojat nuk u manifestuan në atë masë siç do të mund të shpërfaqeshin rëndom në rrethana të tilla. Nuk dihet nëse kinezët e tejkaluan këtë epidemi me masa represive, apo ndoshta me njohurin e sekretit të virusit. Është e palogjikshme kërdia që po bënë epidemia kudo në botë si në Itali, Spanjë, Francë, Gjermani, SHBA etj. tani kur njerëzimi pas ndodhive në kinë do të duhej të ishte I përgatitur.

Mos zbulimi i një medikamenti për goditjen e virusit në përmasat botërore, e shton dyshimin për prodhimin e tij laboratorik. Në qoftë se virusi është I krijuar për efekte politike, atëherë do të pengohet goditja e tij derisa ta bëjë efektin e duhur, përndryshe pse po ndodhë që epidemia intensitetin që e ka marrë kudo në botë nuk e ka të njëjtin në Rusi dhe satelitët e saj.

Meqenëse epidemia është e pranishme edhe te ne në Kosovë, një gjë duhet ditur qartë se COVID-19 nuk luftohet me lutje e liturgji por fatkeqësisht me masa energjike të policisë dhe ushtrisë.

Qytetarët nuk janë të liruar nga puna me pagesë për të vajtur në parqe ahengje por për të qëndruar në izolim shtëpiak. Për bindjen tonë çdo kush që pa shtrëngim të madh shpërfill këshilla mjekësore është kriminel. Ata që infektohen nga mendjemadhësia së pari bëhen vrasës të fëmijëve dhe familjes së tyre e më pas të të gjithë shoqërisë.

Personeli shëndetësorë sot përballet me një detyrë sa humane dhe fisnike aq edhe të rrezikshme, por pas mbarimit të rrezikut fatkeqësisht do të trajtohen si punëtorët arsimorë të viteve të 90-ta, sepse i tillë është vlerësimi në shoqërinë tonë, sepse ndryshe nuk mund të shpjegohet fakti kur tani edhe pas 20 viteve, kur lufta tek ne ka përfunduar, po gjenden njerëz për të deponuar dosje për luftëtarët e UCK-së.

Konsiderojmë se sa do pak për të penguar përhapjen e epidemisë do të duhej që FSK-ja të merrte përsipër shpërndarjen e miellit dhe artikujve tjerë emergjent me pagesë nëpër shtëpitë sipas regjistrit civil. Në të kundërtën kacafytja e njerëzve siç po shihet në ekranet televizive nëpër markete për miell, do të jetë burim I pa parashikueshëm I rritjes së epidemisë. Gjithçka që ka fillim ka edhe fund por shkalla e pasojave do të varej nga vigjilenca qytetare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img