13,01,2026

“Çmendet” Serbia, i digjet flamuri nga ISIS-i në Bosnje (Video)

Must Read

Ndërsa, mediat serbe aludojnë se burrat që shfaqen në video janë islamistë, pasi pas tyre është një flamur me shkrim arab, si dhe një flamur detar i ushtrisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, transmeton lajmi.net.

Personat poashtu shihen të maskuar dhe në duar mbajnë armë, kur më pas pasi digjen flamujt serb dëgjohen edhe disa të shtënë.

Nuk dihet se kur dhe ku është bërë kjo video, po supozohet se ajo është bërë në Bosnjë dhe Hercegovinë, pasi kjo dëshmohet nga edhe kënga me motive patriotike që dëgjohet në sfond.

Ndërsa, Aleksandar Vulin ka kërkuar një hetim të menjëhershëm nga Bosnja dhe Hercegovina dhe sic tha si “në qoftë se kjo nuk ndodh, hetimi do të kryhet nga Serbia”. /lajmi.net/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=7T3okqfEZnQ?feature=oembed&w=640&h=480]

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img