Çka nënkupton shpallja e Gjendjes Emergjente Shëndetësore?

Date:

spot_imgspot_img

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shpall Gjendje Emergjente Shëndetësore, pasi arriti në 9, numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë, shkruan Insajderi.

Por, kur shpallet Gjendje Emergjente Shëndetësore dhe qfarë do të thotë kjo, në bazë të legjislacionit që është në fuqi në Kosovë.

Ligji pёr Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, neni 41 pika 41.1 parasheh që shpaljen e gjendjes Emergjente Shëndetësore për ta mbrojtur vendin nga kolera, murtaja, variola vera, ethet hemorragjike virale, ethet e verdha, SARS-i, gripi i shpendëve dhe sëmundjet tjera ngjitëse.

Të gjitha masat merren në pajtim me këtë ligj dhe me konventa ndërkombëtare sanitare dhe me akte tjera ndërkombëtare.

Pas të shpallet Gjendja Emergjente Shëndetësore, ndalohet udhëtimi në vendin ku është përhapur epidemia e ndonjërës nga këto sëmundje; ndalohet qarkullimi në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara; Kufizohet ose ndalohet qarkullimi i llojeve të veçanta të mallrave dhe të produkteve; Pjesëmarrja e detyrueshme e institucioneve shëndetësore, institucioneve të tjera dhe e qytetarëve në luftimin e sëmundjes dhe në shfrytëzimin e objekteve, të pajisjes dhe të mjeteve të transportit me qëllim të luftimit të sëmundjeve ngjitëse.

Në mbrëmjen e sotme dolën pozitiv në testin për koronavirus edhe katër persona, gjë që shkoi në 9 persona të prekur nga koronavirusi.

Subscribe

- Never miss a story with notifications

- Gain full access to our premium content

- Browse free from up to 5 devices at once

Latest stories

spot_img

Related stories

Vetëm gjatë këtij viti janë konfiskuar mbi 13 mijë patentë shoferë

Vetëm brenda 11 muajve të vitit 2025 mbi 13...

​SBAShK paralajmëron grevë nëse nuk ka dialog me MAShT-in deri në shtator

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK),...

Vrasja e Enver Bajraktarit, i arrestuari pranon fajin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i arrestuari...