09,02,2026

Çka i kishte thënë Bushi i vjetër Millosheviçit për Kosovën?

Must Read

Ish- Presidenti amerikan George H.W Bush, që vdiq mbrëmë në moshën 94-vjeç kishte dhënë një deklaratë të fuqishme për Kosovën. Deklarata e Bushit e dhënë në vitin 1992 kishe bërë bujë të madhe. Ai i ishte drejtuar Slobodan Millosheviçit se nëse shkakton konflikt në Kosovë, forcat amerikane do të dalin kundër serbëve.
“Në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcë ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi”, deklaronte Bushi.

George Herbert Walker u lind më 12 qershor 1924 dhe ndërroi jetë dje, më 30 nëntor 2018, në moshën 94-vjeçare. Ai ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shërbeu në këtë pozitë nga viti 1989 deri në vitin 1993. Para se të bëhej president, ai shërbeu edhe si zëvendëspresident i SHBA-së nga viti 1981 deri në vitin 1989. Bushi ishte anëtar i Partisë Republikane, ndërsa ka pasur edhe disa pozita tjera të larta shtetërore. Ai ka qenë kongresmen, ambasador dhe drejtor i CIA-s.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img