20,04,2024

City afër transferimit të Gundoganit

Must Read

Gundogan-BVB

Manchester City është në fazë të avancuar të bisedimeve me Dortmundin për një transferim të Ilkay Gundoganit, ndërsa raportohet se ata janë vetëm 10 milionë euro larg marrëveshjes përfundimtare.

Sky Sports raporton se City është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për Gundoganin, ndërsa Dortmundi e vlerëson atë për 45 milonë euro.

Thuhet se Pep Guardiola e sheh si pjesë shumë të rëndësishme të planeve të tij mesfushorin e Dortmundit dhe dëshiron që atë ta ketë në skuadër.

Sky raporton se në mars përfaqësuesit e lojtarit dhe drejtori sportiv i Cityt kanë mbajtur takim në Amsterdam, dhe gjatë këtij takimi thuhet se janë biseduar kontrata personale e lojtarit.

Gundogan raportohet se do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, ndërsa tani duhet të arrihet marrëveshja me Dortmundin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img