26,12,2024

Çifti dëmshpërblehet me 37 milionë dollarë, pasi fituan kancer nga pudra ‘Johnson’

Must Read

Një gjykatë në New Jersey, dha një dëmshpërblim për një burrë rreth 30 milionë euro për shkak se kishte marrë kancer nga përdorimi i një pudëre.

Peshkatari, Stephen Lanzo tha se ai përdori produktet Johnson&Johnson për më shumë se 30 vite, dhe ai pretendoi se ishtë pikërisht kjo pudër që ja solli mesothelioman, që është një kancer agresiv dhe vdekjeprurës.
Derisa kompania Johnson&Johnson në një reagim të saj tha se prodhimet e saj të talk nuk përmbajnë asbest, transmeton Gazeta Shneta.

Një grumbull i rasteve të ngjashme lidhur me asbest është duke e bërë rrugën e saj nëpër gjykata.

Rasti i Lanzo ishte i pari që u paraqit në gjyq në Neë Jersey, aty ku kjo kompani operon. Johnson&Johnson dhe kompanitë e tjera përballen me mijëra raste të ndara por të ndërlidhura që kanë të bëjnë me kancerin ovarian.

‘’Ndërsa ne jemi të zhgënjyer me këtë vendim, juria ka diskutime të mëtejshme për të kryer këtë në gjyq dhe do të rezervojmë komente shtesë derisa çështja të përfundojë plotësisht’’, thotë Carol Goodrich, zëdhënësja e kompanisë në fjalë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img