Gjiganti anglez Chelsea i është vënë pas mbrojtësit të Romës, Radja Nainggolan.
Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Chelsea është futur seriozisht në garë për Nainggolan, dhe raportoht se klubi londinez është takuar me drejtorin sportiv të Romës dhe me agjentin e lojtarit në Londër, përcjell Gazeta Blic.
‘Corriere Dello Sport’ gjithashtu ka publikuar një foto dëshmi ku shihet një takim mes dy palëve. Marrëveshja thuhet se është në fazat e avancuara dhe se mund të finalizohet për një shumë rreth 35 milionë euro.
Në rast se kjo marrëveshje realizohet, mesfushori belg do të jetë blerja e parë e Antonio Contes, pasi ky i fundit u emërua trajner i klubit të hënën.
Italiani thuht se është tejet i interesuar në Nainggolan dhe ka për synim që ta përforcojë mesfushën e Chelseat, e cila nuk ka qenë aspak stabile këtë edicion. /Gazeta Blic/