14,07,2024

Chelsea me një vendim të papritur për Hazardin

Must Read

Eden-Hazard-659651

Chelseat do t’i duhet të ulë çmimin prej 80 milionë funte të Eden Hazard, nëse janë të interesuar të shesin belgun.

Hazard, i cili pati një sezon të tmerrshëm këtë sezon, vetëm një vit pasi u shpall lojtari i vitit në Angli, me shumë gjasë do të largohet nga ‘Stamford Bridge’ në merkato.

Sipas asaj çfarë shkruajnë mediat në Angli, trajneri i ri i Chelseat, Antonio Conte, duket se është i interesuar ta lirojë belgun, mirëpo shuma që Chelsea ka kërkuar deri tani duhet të zvogëlohet, përcjell Gazeta Blic nga “Daily Express”

Hazard ka kohë që kërkohet nga gjiganti spanjoll Real Madrid, ndërsa vetë 25-vjeçari kishte pohuar se për të refuzimi i Paris Saint-Germain, të cilët poashtu dëshirojnë të nënshkruajnë me të, është mjaft i vështirë.

Por, pas paraqitjeve të dobëta këtë sezon, Reali dhe PSG duket se kanë filluar të zbrapsen nga shifra e lartë prej 80 milionë funte për belgun, ndërsa të dy klubet janë të interesuara për një marrëveshje me vlerë prej 60 milionë funte.

Conte me shumë gjasë do të pranojë largimin e Hazardit në verë, në mënyrë që t’i sigurohen të ardhurat për të plotësuar dëshirat e tij në merkato.

Besohet se Conte do të synojë dyshen Pogba – Bonucci të Juventusit. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – komunë e tretë me numrin më të madh të banorëve në Kosovë

109,345 është numri i banorëve të Komunës së Ferizajt, statistikë e publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img