19,11,2024

Çfarë tregojnë dhimbjet e forta të ciklit

Must Read

Dhimbjet gjatë ciklit për shumë femra janë një vuajtje e vërtetë. Të njohura me emrin shkencor Dysmenorrohea, për disa ato mund të sjellin parehati e deri tek dhimbje të papërballueshme.

Por këto dhimbje nuk janë vetëm diçka e përmuajshme që vijnë e ikin, në fakt ato mund të jenë tregues për diçka tjetër: Nivelin e dhimbjeve që një grua do të ketë gjatë lindjes. Po, sipas ekspertëve, dhimbjet e ciklit dhe ato të lindjes janë të lidhura me njëra – tjetrën.

Por si? “Fazat e para të dhimbjeve të lindjes janë shumë të ngjashme me periodat”, shpjegon Dr. Dasha Fielder për Mamamia.

“Përjashtuar faktin se gjatë ciklit dhimbjet qëndrojnë njësoj, ndërsa në lindje ato bëhen gjithnjë e më të forta, e më të rënda, derisa fëmija të lindë”.

Mjekja shpjegon se lidhja specifike mes tyre është hapja e qafës së mitrës. Kur periodat e femrave janë më të rënda, ato kanë më shumë dhimbje për shkak se qafa e mitrës hapet me një centimetër, për t’i dhënë mundësinë trupit që të çlirohet. Ky proces është një prej faktorëve që shkakton dhimbje të forta. Kështu të gjitha ato që kanë dhimbje të lehta gjatë ciklit do ta kenë më të lehtë gjatë lindjes.

Megjithatë gjatë lindjes, qafa e mitrës duhet të hapet mbi 9 centimetra, në mënyrë që bebja të lindë.

“Dhimbjet gjatë lindjes janë thuajse njësoj me ato gjatë ciklit. E kam testuar tre herë me fëmijët e mi, por mund t’ju them si mjeke dhe si nënë që kjo është diçka mëse e vërtetë”, shprehet ekspertja Fielder. Ajo thekson gjithashtu që kur gruaja është hapur rreth 7 centimetra, aty dhimbjet fillojnë të bëhen edhe më të rënda.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img