Në 627 vjetorin e Betejës së Kosovës, serbët në Veri të Mitrovicës kanë ngritur përmendoren e Car Llazarit.
Vendosja e kësaj përmendore është diskutuar në Info Magazine të Klan Kosovës me të ftuarit: historiani, Jahja Drançolli, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani.
Hasani në mes tjerash ka folur edhe për një intervistë që kishte dhënë për gazetën “Novosti” në kohën e luftës së Kosovës.
“Ishte dhjetori para vitit të ri kur ishte lufta në Kosovë dhe drejtori i burgut kërkon nga unë, Ukshin Hoti dhe të tjerë të japim intervistë për gazetën Novosti”.
“Ne u çuditëm sepse kemi përjetuar vazhdimisht tortura dhe ne duhej të bisedonim për çështje politike”.
“Ukshin Hoti i ka dhënë deklaratat e tij dhe më ka thirrur mua nga UÇK për të dhënë mendim për luftën derisa unë i thashë që asnjëherë shqiptarët në luftëra nuk i kanë vrarë fëmijët”.
“Millosh Obiliqi i thash që është shqiptar. Të nesërmen në ballinë ishte shkruar se të vjetrit janë paqësor dhe të rinjtë janë radikalë dhe Millosh Obiliqi është shqiptar”.