Samiti i katërt i Procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014, do të jetë një shans i mirë që kryeministrat dhe ministrat e punëve të Jashtme, Ekonomisë dhe Transportit të vazhdojnë bisedimet për forcimin e bashkëpunimit, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në samitin e Triestes do të marrin pjesë edhe e ngarkuara e BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, komisioneri për zgjerimin e BE, Johannes Hahn dhe komisionerja për transportin, Violeta Bulc.