28,04,2024

Çfarë ndodhi sot në lagjen ‘Dardania’, flasin banorët (Video)

Must Read

Ky objekt banesor ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja. Por banorët sot pasi refuzuan, Policia u dha kohë 10 minuta që t’i lirojnë banesat. Ata ankohen për mënyrën e trajtimit nga Policia e Kosovës. Një banor për lajmi.net tregon për mënyrën se si është nxjerrë nga banesa, raporton lajmi.net

“Na kanë qit sprej e gjithçka. Zvarrë për flok na kanë ngrehë. Edhe gratë për flokë i kanë kap. Por me ja ngre zvarrë grat e tyre qysh ishin ndie ata”, thotë njëri nga banorët.

Elhame Alshiqi  është njëra prej shumë banorëve që u largua sot me forcë nga banesa në të cilën kishte jetuar plot 17 vite. Elhamja e mllefosur tregon se si policia e Kosovës iu dha vetëm 10 minuta kohë dhe me forcë e largoi atë bashkë me burrin e paralizuar. Ajo dhe shumë të tjerë thonë se nuk kanë ku të shkojnë. Ata kërkojnë një marrëveshje nga komuna dhe NPB që t’ua shes banesat në të cilat kanë jetuar që 17 vite pasi që kanë investuar në to.

“25 mijë euro kena investuar në banesë. Qysh e kemi rinovuar edhe e kishim ble. Çka me bë tash nuk kemi zgjidhje se ku të shkojmë”, shprehet Alshiqi.

Edhe Shefqet Hasani është i vetëdijshëm që banesa në të cilën ka jetuar 17 vite nuk është e tij, por ai kërkon që të bëhet një zgjidhje tjetër. Ai është i gatshëm që banesën edhe ta blej. Ndërsa ai konsideron se mënyra se si është nxjerr nga banesa ka qenë shumë e dhunshme.

“130 familje janë, 80 % nuk kanë zgjidhje se ku të strehohen. Neve nuk na ka mbet tjetër vetëm me u nis dika e me kërkua azil. Sepse kështu na trajtohemi në Kosovë”, thotë Hasani. /lajmi.net

Për më shumë ndiqeni videon:

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img