11,09,2025

Çfarë ndodh po të hani patate mbi 4 herë në javë

Must Read

Ekspertët e Shkollës Mjekësore të Harvardit kanë thënë se nuk është mirë të hani patate më shumë se 4 herë në javë. Sipas tyre, jo vetëm patatet e skuqura janë të dëmshme, por edhe pureja e patateve ose patatet e ziera mund të ngrenë tensionin.

Dyshohet se fajin për këtë e ka niseshteja.
Duke qenë se patatet kanë një indeks glicemik të lartë, niseshteja shndërrohet shumë shpejt në sheqer kur arrin në organizëm, duke rritur sheqernat në gjak.
Me kalimin e kohës, kjo mund të shkaktojë problem shëndetësore.

Kërkimi, që është publikuar në “British Medical Journal”, ka analizuar të dhëna të 187 000 personave në 3 projekte të mëdha amerikane në këto 20 vitet e fundit.
U vu re se femrat ishin më të rrezikuara nga tensioni i lartë sesa meshkujt nëse konsumonin rregullisht patate.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img