Doktor Agon Bislimi rekomandon që në rast se ndodheni në shtëpi dhe keni shtypje të lartë të gjakut, ndihma më e mirë dhe më e shpejtë që mund t’i jepni vetes ose dikujt që ka shtypje të lartë të gjakut është futja e këmbëve në një enë me ujë të ngrohtë, pastaj duhet t’i jepet captopril tabletë 25 mg, i cili duhet vënë nën gjuhë dhe duhet pritur derisa të qetësohet. Nëse gjendja vazhdon të jetë e njëjtë duhet të shkoni urgjent te mjeku.
Uji i ngrohtë ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, lehtëson qarkullimin e tij, dhe largon fluksin e gjakut nga pjesët e rrezikshme të organizmit, si truri dhe zemra.
Parandalimi i hipertensionit arterial duhet të nisë me eliminimin e të gjithë faktorëve që shërbejnë si burim për shfaqjen e hipertensionit. Të tilla janë kryerja e një jete aktive, me sa më shumë aktivitet fizik,
eliminimi i duhanit dhe alkoolit, kufizimi i kripës,ushqimeve me kalori që përmbajnë shumë yndyra, sheqernave.