17,05,2024

Çfarë ka ndodh me pilotin italian që barte drogë nga Shqipëria

Must Read

I dënuar me 12 vjet burgim, riformato kërkoi të vuajë dënimin në Itali për shkaqe shëndetësore dhe për të qenë pranë familjes.

Pas këtij vendimi, dosja për Riformaton, së bashku me procesverbalin i përcillen prokurorisë, e cila përmes organit qendror të akuzës e delegon në Ministrinë e Drejtësisë e mandej nis procedura e ekstradimit të tij.

Riformato u arrestua në 2014 dhe më pas u shpall fajtor për trafikimin e mbetur në tentativë të mbi 300 kilogramëve hashash që do të transportoheshin në Itali nëpërmjet ajrit me një aeroplanin Piper, që drejtohej nga italiani.

Aeroplani u bllokua në plazhin e Divjakës për shkaqe teknikë. Bashkë me Xhorxho Riformaton u shpallën fajtorë edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët morën në total 47 vite burg./Topchannel

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img