10,09,2025

Çfarë e çoi në vetëvrasje inspektoren e policisë në Sarandë?

Must Read

Punonjësja e Policisë në Sarandë, Jeroldina Iljazi, 25 vjeçe, është gjetur nga gjyshja e saj pa jetë në banesë, pasi ka dëgjuar krismën e armës. Jeroldina Iljazi “Rreth orës 19:21, një shtetase dyshohet se ka vrarë veten në banesën e saj. Trupi i pajetë i përket shtetases Jeroldina Iljazi, banuese në Sarandë (punonjëse policie me gradën inspektore).

Dyshohet se kjo shtetase është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesë në dhomën e saj, në lagjen nr.3, Sarandë, për shkaqe ende të paqarta.

Sqarojmë se në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj”, bëri të ditur Policia e Sarandës.

“Panorama” shkruan se paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes të ketë qenë gjendja emocionale e ngarkuar e vajzës, për shkak të pamundësisë ekonomike.

Ajo ishte e vetmja që punonte në shtëpi. Nëna e saj, sipas fqinjëve, kishte probleme me depresionin në vitet e fundit, të vetmen punë që ajo arrinte të bënte ishte një peshore në cep të pallatit, ku të mund të peshoheshin kalimtarët.

Kjo i sillte vetëm pak të ardhura, derisa një vit më parë e reja arriti të futej në Policinë e Shtetit. Mësohet se Jeroldina ishte rritur jetime. Babai i saj ishte arratisur drejt SHBA-së që kur ajo ishte në barkun e nënës dhe më pas nuk kishte mbajtur asnjë kontakt me familjen në Sarandë. sh.d /PANORAMA/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img