13,10,2024

Çavkov takohet me Delegacionin e Asamblesë parlamentare të NATO

Must Read

Siç kumton MPB, ministri Çavkov dhe anëtarët e delegacionit të Asamblesë parlamentare të NATO-së këmbyen informacione në lidhje me aspiratat e Maqedonisë dhe përpjekjet për anëtarësim në Aleancë, duke i prezantuar me këtë rast gjendjet e fundit të bashkëpunimit intensiv dhe të suksesshëm të ndërsjellë midis Ministrisë dhe NATO-s.

Delegacioni i Asamblesë parlamentare e NATO-s shprehu interes për mirëkuptim më të mit të situatës aktuale politike dhe sfidave ushtarake dhe tjera të sigurisë në vend dhe në rajon.

“U shpreh falënderim për gjithçka që Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë në kontekst të krizës së refugjatëve gjegjësisht migruese dhe nga ana e tyre u shpreh vullnet i qartë dhe i hapur për mbështetje në drejtim të stabilizimit dhe ndihmës së proceseve të cilat do të çojnë deri në anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

 

Delegacioni i Asamblesë parlamentare të NATO-s ka shprehur interes edhe në lidhje me parashikimet e ministrit Çavkov në pikëpamje të bashkëpunimit me fqinjët, para së gjithash me shtetet-anëtare të NATO, me ç’rast në lidhje me të njëjtën, Çavkov ka vlerësuar se bashkëpunimi është i mirë, se bashkëpunimi dypalësh dhe shumëpalësh mbeten imperativ i lartë dhe se mbetet orientimi ndaj thellimit të tyre të mëtutjeshëm.

 

 

The post Çavkov takohet me Delegacionin e Asamblesë parlamentare të NATO appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img