Rreth 800 metra nga hotel “Univers” 2 policët i ka ndjekur nga pas dhe u ka bërë më shenjë që të ndalonin, automjeti tip “Benz” që ata duhet të mbanin në vëzhgim.
Ndërsa mjeti ka qenë thuajse akoma i pandaluar mire , ndaj tyre ka nisur të qëllohet me armë. Qitjet kanë thyer xhamin e pasëm dhe, kanë përshkruar tej e për tej mjetin, duke dalë nga xhami i përparmë.
Efektivët e forcave operacionale i kanë paralajmëruar me zë të lartë duke treguar edhe një bluzë të uniformës me stampimin “POLICIA”.
Por duke parë se dhe pas këtyre paralajmërimeve, ata nuk kanë reaguar, 2 policët u janë përgjigjur me zjarr duke përdorur armën e shërbimit automatike, e cila ndodhej në mjetin e tyre.
Ky shkëmbim zjarri ka vazhduar për pak dhe më pas mjeti tip ”Benz” është larguar drejt “Hotel Univers” ku kanë ardhur shërbimet e F.N.SH dhe RENEAS të cilat ishin njoftuar për situatën.
E gjithë skena sipas prokurorisë është filmuar nga kamerat e sigurisë të disa bizneseve në rrugën Emin Matraxhiu dhe kjo është prova më e forte kundër pjesëtarëve të fisit Çapja.
Ngjarja vjen pas një seri vrasjes te ndodhura në Elbasan ku të përfshirë janë pjesëtarë të këtij fisi.
The post “Çapjat qëlluan policinë”, prokuroria tregon çfarë ndodhi në Elbasan appeared first on Lajminet.