23,12,2024

Caktohet masa e sigurisë kundër N.K., i dyshuar për veprën penale shantazhi

Must Read


Ferizaj, 16 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e
Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të
pandehurit N.K.. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka
kryer veprën penale Shantazhi në tentativë nga neni 329 paragrafi 1 lidhur me nenin 28
të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i
procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë,
se i pandehuri më 13.11.2021 në Ferizaj, më qëllim të përfitim të kundërligjshëm të
dobisë pasurore për vete, përmes kanosjes se do ta dëmtojë nderin apo autoritetin e të
dëmtuarit, ka detyruar të dëmtuarin F.Sh. të kryejë një veprim në rrjetin social Whats
App, duke e shantazhuar se do t’i bëjë publike mesazhet e tij me nxënësen e tij, në atë
mënyrë që i’a kishte kërkuar të dëmtuarit shumën e parave prej 5,000€ ose veturën
Xhip.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës
së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform
dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në
kohëzgjatje prej një (1) muaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img