27,07,2024

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Must Read

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër klasa do të bëhet direkt nga Ministria e Arsimit. Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë se problem vazhdon të mbetet keq menaxhimi i testimit.

Testi i Arritshmërisë edhe këtë vit shkollor do të mbahet dy ditë. Në ditën e parë nxënësit pritet t’i nënshtrohen testit në lëndët shoqërore dhe në ditën e dytë në lëndët shkencore.

“Testi i Arritshmerisë edhe këtë vit planifikohet të mbahet dy ditë. Nxënësit do t’i nënshtrohen testimit më 25 qershor në ditën e parë, kurse më datë 28 qershor në ditën e dytë. Këtë vit këtij testi pritet t’i nënshtrohen 23 mijë e 200 semimaturantë”, tha ai

Tutje, Elezaj tha së për herë të parë këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër klasë do të bëhet nga Ministria e Arsimit.

“Si zakonisht testi organizohet në koordinim me komunat. Komunat janë përgjegjëse për organizimin e qendrave të testimit dhe të caktimit të administruesve të testimit. Ndërsa, caktimin e nxënësve nëpër salla do ta bëjë ministria. Nxënësit e klasave dhe shkollave të njëjta nuk do të jenë bashkë në të njëjtën sallë të testimit. Pra, do të përzihen dhe nuk do të jenë më shumë së dy tre nxënës të njëjtës klasë në sallën e testimit”, tha Elezaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img