09,11,2025

Çaji i kamomilit, i dobishëm kundër kancerit

Must Read

Hulumtuesit në Universitetin e Ohios kanë zbuluar se një substancë që përmban kamomil, apigenina, mund ta ketë një efekt toksik mbi qelizat e kancerit.

Testet e kryera tek minjtë kanë treguar se apigenina ka aftësinë për ta shkaktuar vdekjen e qelizave të kancerit dhe i bën ato më të ndjeshme për kimioterapi.

Ajo i bllokon qelizat e kancerit, e ndalon përhapjen e tyre. Një gotë çaj kamomili në ditë ndihmon në mbrojtjen nga kanceri, theksojnë studiuesit. Apigenini përveç në çajin e kamomilit gjendet edhe tek majdanozi dhe tek selinoja.

Prandaj ekspertët sugjerojnë që t’i kombinoni të gjitha këto në dietën tuaj të përditshme me qëllim të parandalimit të kancerit apo eliminimit të qelizave tashmë të krijuara.

Por ata thonë se nuk duhet tepruar me pirjen e çajit të kamomilit pasi mjaftojnë dy filxhanë në ditë për ta arritur efektin e dëshiruar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img