Në qytetin e Ferizajt po vazhdojnë punimet e projektit “Bashkimi i Qytetit” i cili cilësohet si njëri ndër projektet më të mëdha i cili është duke u zhvilluar në qytetin e Ferizajt.
Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi , për televizionin Liria ka thënë se punimet janë duke vazhduar me një dinamikë të shtuar dhe tashmë kanë ecur në punë më shumë se sa ishte planifikuar ky projekt i cili është edhe një ndër projektet më të rëndësishme në qytetin tonë.
“Tashmë, siç jeni të informuar dhe siç shihet çd ditë në vendin ku është duke u zhvilluar ky projekt, punimet janë duke vazhduar me një dinamikë të shtuar dhe tani jemë më para planit dinamik të realizimit të punimeve. Projekti më i rëndësishëm në qytetin e Ferizajt, projekti “Bashkimi i Qytetit” tashmë po merr formën e vet dhe shumë shpejt po besojmë që fundi i i këtij viti qytetarët e komunës së Ferizajt do të mund ta gëzojnë këtë projekt, të mirë dhe të rëndësishëm për ta.” Ka thënë Bytyqi.
Ai madje ka shtuar se pjesa e parë e punimeve e cila ka qenë më problematike për realizimin e punimeve nëntokësore në këtë projekt është duke përfunduar me sukses.
“Në pjesën e parë, që ka qenë edhe pjesa më e vështirë dhe më problematike për realizimin e e punimeve nëntokësore në këtë projekt, pjesa më më e vështirë, tashmë kemi përfunduar punët nëntokësore në pjesën e nënkalimit në atë zonë dhe jemi duke u dakorduar me qytetarët që të përfundojmë edhe pjesën mbi nënkalim, gjegjësisht rikthimin e asaj pjese siç ka qenë. Për këtë jemi duke biseduar b me qytetarët që këtë pjesë ta kthejmë siç ka qenë apo ta shtrojmë me kubëza që të jetë më atraktive por këtë zgjedhje do ta bëjmë bashkarisht me qytetarët” ka thënë Bytyqi.
Në disa pjesë të rrugëve në të cilat punimet janë duke u realizuar ne jemi dakorduar edhe me qytetarët e ferizajt në mënyrë që mos të mos të jetë pengesë dhe rrezik për askend ky realizim i projektit . Bytyqi ka vënë në dukje se gjatë realizimit të projektit “Bashkimi i Qytetit” mund të ketë vështirësi gjatë qarkullimit të veturave mirëp sa i përket realizimit të punëve do të ketë front më të gjerë të punimeve.
“ Pas dakordimit me qyteraët ne shumë shpejt do të fillojm realizimin e projektit mbi nënkalimin pasi që pjesa nëntokësore i plotëson të gjitha kushtet për të vazhduar me pjesën mbi nënkalim. Ndoshta do të jetë më e vështirë për qarkullimin e veturave por sa i përket realizimit të projektit ne do të kemi do të kemi një front më të gjerë të punimeve pasi edhe kompania do të ketë hapësirë më të madhe të punës dhe kjo do të bëjë edhe realizimin më të shpejt të punimeve| ka thënë Bytyqi.
Ai nuk la pa i përmendur edhe reagimet e qytetarëve kur ky projekt kishte filluar të realizohej e ku tha që në fillim është vërejtur një skepticizëm i qytetarëve pasi që ky projekt ka përfshirë zonën më të vështirë të qytetit për realizimin e një projekti kaq të madh.Por Bytyqi ka thënë se me punë kanë arritur që ti bindin jo vetëm qytetarët por edhe opozitën që ky projekt do të realizohet me sukses dhe pa e dëmtuar askend, ashtu siç është paraparë qysh në fillim të mandatit.
“ Në fillim ka pasur një skepticizëm të qytetarët për realizimin e këtij projekti pasi ka qenë zona më e ndieshme. Mirëpo tash kemi arritur ti bindim jo vetëm qyetarët por edhe opzita po e sheh që ky projekt p realizohet ashtu siç e kemi paraparë ne në fillim të mandatit” ka thënë Bytyqi.
Projketi “Bashkimi i Qytetit” po konsiderohet si njëri ndër projektet më të mëdha në qytetain e Ferizajt i cili është realizuar ndonjëherë e i cili synon të bashkoj pjesën Lindore me pjesën Perëndimore të qytetit pa i penguar vijat hekurudhore.