19,12,2024

Bytyqi kërkoi 70% të pagës bazë për mësimdhënësit me gjendje të rëndë shëndetësore

Must Read

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot mori pjesë në takimin e Komisionit të Granteve, ku u bë shqyrtimi i propozimit të granteve qeveritare për financimin e komunave për vitin 2020, me ç’rast ka paraqitur politikat e reja arsimore, për të cilat edhe ka kërkuar mbështetjen financiare.

Duke shprehur shqetësimin sa i përket mungesës së legjislacionit në fuqi, Bytyqi, paraqiti kërkesën e Ministrisë së Arsimit për ndarje të buxhetit për rregullimin e çështjes së pensionit invalidor për personelin edukativo-arsimor.

Ai kërkoi mbështetjen financiare për ofrimin e 70% të pagës bazë për mësimdhënësit me gjendje të rëndë shëndetësore, numri i të cilëve është mbi 300 dhe lirimin nga mësimdhënia aktive dhe në të njëjtën kohë angazhimin e mësimdhënësve të rinj në vendet përkatëse të punës. “Përveç planifikimit konform legjislacionit kemi planifikuar edhe një varg politikash të reja, të cilat lidhen direkt me përmirësimin e gjendjes në arsim dhe ngritjen e cilësisë, e që janë kërkesa për 100 asistentë shtesë për fëmijët me nevoja të veçanta, realizimi i praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional dhe pagesën e orës së kujdestarisë, me qëllim parandalimin e dukurive devijuese te nxënësit”, u shpreh Bytyqi.

Duke pasur parasysh pagesën e pagave jubilare, të cilat realizohen përmes proceseve gjyqësore, ministri Bytyqi kërkoi që kostoja për pagat jubilare të përfshihet në gratin specifik të arsimit.

Po ashtu, edhe pagat për mësimdhënësit e gjuhës së dytë obligative, pagat e zëvendësdrejtorëve për bashkëpunim me ndërmarrje për Shkollat e Mesme Profesionale, si dhe pagat e këshilltarëve të karrierës, me të cilët synohet orientimi dhe përgatitja e nxënësve për orientimin në karrierë janë përfshirë në politikat e reja të Ministrisë së Arsimit. Në fund të takimit, ministri Bytyqi kërkoi ndarje të buxhetit për komuna, në funksion të rritjes së përfshirjes së fëmijëve edhe me 5% të grup moshave 6 muaj deri në 5 vjeç dhe fillimin e pilotimit të mësimit tërëditor në 29 shkolla në nivel vendi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img