19,05,2024

Buzhala: Qeveria nuk na arreston kur tallemi me ta, lëre më për Erdoganin

Must Read

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të marrë masa ndaj gazetarit Berat Buzhala për komentet e tij në lidhje me puçin e dështuar në Turqi.

Për të bisedur lidhur me këtë, në Kosova Direkt të emisionit Ora e Fundit ishte i ftuar gazetari Berat Buzhala.

Buzhala ka thënë se gjatë ditës kur ka ndodhur tentim grusht shteti në Turqi ka pasur disa statuse në Facebook, por të gjitha me ironi dhe sarkazëm.

“Në fakt, ka pasur shumë statuse, kanë qenë me satirë dhe një status ka qenë ai kur kam thënë qysh nuk patëm edhe ne një ushtri si Turqia, kam thënë se nëse ka mundësi me ardh ushtria e Turqisë në Kosovë ashtu si edhe kam ftuar kosovarët në Turqi ta mbështesin ushtrinë”.

“Isha i relaksuar shumë, nuk kisha nervozë të madhe për zhvillimet në Turqi, mendoj se Erdogani duhet me u largu nga Turqia ashtu si edhe mendoj se  Trump nuk bën të fitojë në Amerikë, këto janë analiza të mia dhe nuk marr leje nga ambasada për këto”.

Ai ka thënë se kjo kërkesë është e paprecedent.

“Ka ndodhur që ambasadat kanë me qenë të pakënaqura por nuk ka shkuar arroganca aq larg kur një ambasadë kërkon që një  gazetar  të dënohet”.

“Po na shpjegon ligjet tona dhe çfarë dënimesh duhet dhënë, po na merr si të marrë, në një paragraf thotë se ne duam follow-up të zhvillimeve dhe kjo është një kërcënim ndaj Ministrisë së Jashtme”.

Buzhala është shprehur se është e pamundur që Ministria e Punëve të Jashtme ose Qeveria të kërkojnë nga Prokuroria që të hapë një lëndë, pasi kjo sipas tij është ndërhyrje e politikës në gjyqësor.

Ai ka thënë se Kosova është një shtet demokratik por që sipas tij, për këtë duket se nuk din edhe ambasada turke.

“Pas rezultatit jo të favorshëm, Erdogani kur u përsëriten zgjedhjet, caktoi kryeredaktorët e gazetave, ambasada po mendon që gazetarët e pyesin Thaçin ose Mustafën para se me të shkruajmë status në Facebook”.

“E vetmja analizë logjike është që ambasadorja mendon që media marrin urdhra nga Qeveria e këta nuk e dinë që edhe më tutje ka vende që gazetarët edhe mediat nuk shkruajnë duke e pyetur Mustafën”

Ai është shprehur se “Qeveria nuk të arreston as për vete kur ka tallje të ngjashme me ta e lëre më për Erdoganin”.

Gazetari Buzhala është shprehur se është ndjerë mirë që ka parë mbështetje të madhe për të, madje edhe nga ata me të cilët ka pasur polemika.

“Ajo çka më befasoi ishte një solidaritet i medieve, shoqërisë civile me të cilët nuk jemi pajtuar me shumë gjëra por po pajtohemi që Kosova është shtet i lodht por ka dëshirë me ushtru sovranitet”.

“Ne kemi probleme me Qeverinë tonë, me hek këtë Qeveri por sot unë u stepa, nga gjithë ky solidaritet, ishte shembullore dhe më edukon edhe mua me pas kudjes edhe me kolegë gazetarë se në momente të caktuara jemi  kolegë se nuk llogarita në këtë idiotësi të ambasadës”./Klan Kosova

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img