Vendimi u mor pas propozimit të kryetares së Bashkisë së Sarandës Floriana Koka ,në nderim të mbështetjes së saj për shqiptarët. Busti është vepër e skulptorit Idriz Balani.
Këshilltarët bashkiakë të qytetit në skajin më jugor shqiptar vlerësuan kontributin e zonjës Hillari Klinton për çështjen shqiptare dhe miratuan njëzëri propozimin.
Në Shqipëri dhe Kosovë janë vendosur vitet e fundit buste të figurave të njohura amerikane. Krahas bustit të Presidentit Willson në Tiranë dhe bustit të Presidentit Bill Clinton në Prishtinë , një bust i Presidentit Xhorxh Bush është ngritur në Fushë-Krujë në nderim të vizitës së tij në këtë qytezë të vogël. Ndërkohë në Fier është vendosur një bust i diplomatit Ricard Hollbruk.
The post Busti i Hillary Clinton do të vendoset në bulevardin e Sarandës appeared first on Lajminet.