08,11,2025

Burg për burrin që rrahu ish-bashkëshorten në sy të fëmijëve

Must Read
Rrahja e gruas në Vlorë

Ngjarja e rëndë ndodhi 2 ditë më parë, ku edhe u publikua videoja tronditëse, ku Ilir Paja shkelmonte ish-gruan e tij.

Burri godet me grusht dhe shkelma ish bashkëshorten në rrugë, në prani të dy fëmijëve të vegjël dhe të kalimtarëve të shumtë. Ngjarja që sipas policisë ka ndodhur sot për motive të dobëta. Ajo është shënuar në afërsi të tregut kryesor të qytetit, ndërsa pamjet janë filmuar me aparat celular nga një qytetar i rastësishëm.

Siç duket dhe nga pamjet, 44 vjeçari i identifikuar nga policia si Ilir Pajo qëllon me shkelma ish-bashkëshorten e tij 38 vjeçare me iniciale M.C, e cila ka dy fëmijët pranë, më të voglin në krah. Në video dëgjohen të qarat e dy fëmijëve dhe nënës së tyre, ndërsa personi që po filmon kërkon të njoftohet policia.

The post Burg për burrin që rrahu ish-bashkëshorten në sy të fëmijëve appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img