17,11,2024

Bullgaria nuk pranon fajin për armët e saj në Siri

Must Read

“As ministria e ekonomisë [që rregullon tregtinë e armëve] dhe as shteti nuk kanë faj për armët bullgare që përfundojnë në duart e dashakeqëve në Siri dhe Irak,” tha të enjten ministri bullgar i ekonomisë Bojidar Loukarsky.

Loukarsky tha se Bullgaria u ka eksportuar armë vetëm vendeve që i ka perceptuar si të pranueshëm nën marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai u bëri thirrje shërbimeve të inteligjencës në Bullgari dhe ndërkombëtarisht të hetojnë se si armë të tilla arrijnë në zona betejash.

Një hetim i fundit nga BIRN dhe Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, OÇRP zbuluan se që nga 2012-ta Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Sllovakia, Serbia dhe Rumania kanë eksportuar armë dhe municione me vlerë të paktën 1.2 miliardë euro te katër vende që mbështesin opozitën e armatosur të Sirisë.

Marrëveshjet që janë në total 829 milionë eurosh u bënë me Arabinë Saudite.

Vendet eksportuese morën licenca pavarësisht provave se shumë armë po dërgoheshin në Siri, duke përfunduar në duart e opozitës, por edhe të grupeve islamike të akuzuara për krime kundër njerëzimit.

Vendet anëtare të BE-së dhe ato që presin të anëtarësohen në union, kanë obligim të bëjnë tetë kontrolle përpara se të bien dakord për eksportimin e armëve.

Loukarsky komentoi këtë çështje gjatë vizitës së tij te prodhuesi më i madh i armëve shtetërore “VMZ Sopot” ku ai mori pjesë në hapjen e një linje të re prodhimi.

“VMZ-Sopot” megjithatë ka pasur probleme të mëdha financiare që nga viti 2008, por përgjatë viteve disa përpjekje për ta shitur atë kanë dështuar. Më herët ka pasur protesta për vonesa në pagesa nga punëtorët.

Por që prej vitit 2015, fabrika ka punuar me kapacitet të plotë, duke punësuar të rinj dhe duke zgjeruar prodhimin.

Sipas Laukarskyt “VMZ-Sopot” e ka shlyer borxhin 11 milionë euro dhe ka krijuar 1200 vende të reja pune.

Ai shtoi se shitjet e firmës janë rritur gjatë vitit të shkuar nga 19 milionë euro në gjysmën e parë të vitit 2015 në 86 milionë euro në gjashtë muajt e parë të 2016.

Fitimi i VMZ Sopot ka arritur një fitim neto 600,000 euro nga një humbje prej 35 milionë eurosh të të njëjtës periudhë një vit më parë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img