Qeveria ka miratuar vendimin për blerjen e luftanijeve të reja, avionëve luftarak dhe anijeve patrulluese në vlerë 2.42 miliard leva ose 1.4 miliard dollarë, përcjell lajmi.net
Dy anije patrulluese pritet të mbërrijnë në Bullgari 3 deri në 6 vitet e ardhshme.
Kontrata për 8 avionëve luftarak do të nënshkruhet këtë vit ndërsa për 8 të tjerët në vitet e ardhshme që do të thotë 16 të tillë.
Zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes nuk kanë dhënë detaje për llojin e mjeteve.
Përpjekja e Bullgarisë për modernizimin e këtyre mjeteve është pjesë e përpjekjeve për të pasur një forcë ushtarake në përputhje me kërkesat edhe politikën e përbashkët të sigurisë dhe të mbrojtjes me bashkimin europian dhe paktin NATO./lajmi.net
The post Bullgaria investon 1.4 miliard dollarë në mjete luftarake appeared first on Lajminet.