22,12,2024

“Bukë, kripë dhe zemër të bardhë”, “Independent” shkruan për kulinarinë shqiptare

Must Read

 

“Bukë, kripë dhe zemër të bardhë” shkruan “Independent”, duke sjellë një udhëtim në shijen e hollë të kuzhinës shqiptare nga Elisabeth Gowing, që tregon përpjekjen e lëvizjes “slow food” që një grup shefash kuzhine në Shqipëri po e kthejnë në tendencë.

“Është diçka shumë pozitive që Shqipëria po e mbështetë këtë lëvizje ‘slow food’ e cila nisi në Fishtë të Lezhës. Është pozitive për shëndetin, por edhe për ekonominë e vendit. Lëvizja ‘slow food’ mbështet prodhuesin e vogël, prodhimin vendas dhe fermerin”, u shpreh Bledar Kola, shef kuzhine.

Megjithëse kanë kaluar katër vite qëkurse në Shqipëri është themeluar për herë të parë “Convivium Slow Food” nga Altin Prenga, sërish ka problem në gjetjen e produkteve vendas.

de“Të punosh me filozofinë e ‘slow food’ është si kamikaz sepse duhet të rrezikosh shumë. Është më e lehtë të marrësh një prodhim që vjen nga vendet nordike për shembull sesa të gjesh një shegë që është e vendit”, vijoi Kola.

Nëpërmjet kësaj lëvizjeje këta shefa këmbëngulin të kthejmë sytë nga vlerat e kuzhinës shqiptare.

“Jufkat e kanë origjinën më të largët sesa spagetit. Në qoftë se ne e kemi këtë realitet të hidhur që kuzhina shqiptare nuk është e modernizuar dhe të shikojmë nga kuzhina italiane, atëherë jemi të papërgjegjshëm”, u shpreh Kola.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img