27,07,2024

BSPK: Ligjet nuk po zbatohen, grevat opsion

Must Read

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi përmendi të gjitha ligjet që ndikojnë direk në mirëqenien e punëtorëve të të cilat sipas tij nuk po implementohen.

Ndër ligjet që sipas tij duhet të miratohen urgjentisht është ai për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

“Të gjithë mësimdhënësit të cilët kanë punuar gjatë kohës së viteve të ’90-ta duhet ë u njihet ajo pjesë e punës pasi ata kanë dhënë kontributin e tyre, por duhet të dhënë edhe të tjerat benificione në mënyrë që të mos kemi probleme. Te ky ligj u ndala përkatësisht sepse ju e dini që në vitet e 90-ta dhe të mos kishin një rezistencë të punëtoreve të sektorëve të ndryshëm do t’i largonin nga puna në sistemin e Milloshevicit po të mos ishte rezistenca. Ligji për pagat për neve nuk është një ligj i cili duhet të jetë duhet të rikthehet në rishqyrtim me takimin që kemi pasur edhe me ministrin financave edhe ai ka thënë se do të ketë ndryshime. Dallimi mes pagave të punëtorëve dhe eprorëve në 1 me 11 është e madhe”, ka thënë Arifi.

Kurse përfaqësuesi i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari, sindikatë kjo që tash së fundmi u bashkua me BSPK-në tha se nëse nuk miratohet ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, ai paralajmëroi se do të futen në grevë.

“Nëse nuk bëhet shqyrtimi i ligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta atëherë i tërë arsimi do të jetë në grevë. Edhe kofecienti prej 1 deri në 11 e ul vlerën e punës. Ligji nëse vazhdon kështu mësimdhënësit e Kosovës do shkojnë në grevë. Përmes BSPK-së dhe SBASHK-ut do të kërkojmë nga ministria e punës do të kërkojmë që këto vite të mësimdhënësve të njihen si vite pune”, ka thënë Rrahman Jashari.

Amendamenti i Ligjit të Punës, Ligjit të KES-it, Ligjit mbi Grevat dhe Ligjit mbi Organizimin Sindikal, janë disa nga kërkesat e BSPK-së, për të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, në të kundërtën thanë se do të marrin veprime sindikale./ekonomiaonline.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img