23,11,2024

Britania interesohet për mandatin e EULEX-it (Video)

Must Read

eulex-1-780x439

Tash e tetë muaj në qendër të vëmendjes ka qenë opozita dhe kërkesat e tyre karshi Qeverisë. Por kur EULEX-it zyrtarisht i kanë mbetur edhe dy muaj mandat, çdo ditë edhe nga krerët më të lartë të shtetit po flitet për punën dhe sukseset e këtij misioni. Madje shumë raste janë shfaqur edhe kritikë.

Mirëpo, Qeveria ka paralajmëruar se do të fillojë një dialog me Bashkimin Evropian për mandatin e misionit më të madh të sundimit të ligjit.

Në të njëjtën kohë, Britania e Madhe ka dërguar në Kosovë një grup të ekspertëve për të bërë rishikimin e punës së EULEX-it, para vazhdimit eventual të një mandati shtesë për këtë mision.

Anthony Welch dhe Maureen Brown, sipas asaj që është bërë publike deri më tash ne medie, janë takuar me kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.

Dragana Nikoliç-Solomon, shefe e Zyrës për Informim Publik në EULEX, ka thënë për Tribuna Channel përmes postës elektronike se për punën e këtij grupi ekspertësh dhe për më shumë informacion në lidhje me vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar për misionin e EULEX-it, të kontaktohen vetë ekspertët që po qëndrojnë në Kosovë.

Sqarim kanë dhënë në Ambasadën e Britanisë së Madhe. Merita Salihi-Munipi, zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në këtë ambasadë, ka treguar për çka janë në Kosovë grupi i ekspertëve.

Kurse avokati Tomë Gashi ka një shpjegim se pse ky mision gjendet në Kosovë.

Britania e Madhe ka shqyrtuar mundësinë për të dalë nga Bashkimi Evropian. Prandaj, sipas Gashit, nëse ky shtet vendos të mos jetë pjesë e BE-së, nuk do të japë mjete më për EULEX-in, por nëse do të jetë i interesua që ta ndihmojë Kosovën, mjetet e dhuruara do t’i kontrollonte vet.

Për më shumë shikoni kronikën e përgatitur nga Tribuna Channel./GazetaTribuna/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=qsbi_pz2S-A?feature=oembed]
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img