29,04,2024

Bosnja kërkon për varrin masiv të grave dhe fëmijëve

Must Read

Ky Institut tha të enjten se është në ditën e dytë të një gërmimi në zonën e Zecovit, ku dyshohet se janë varrosur 29 viktima gra dhe fëmijë.

“Kjo është hera e pestë që kemi kërkuar në varrin masiv në këtë vend. Eshtrat e 29 banorëve të vrarë të Zecoviut duhet të jenë këtu. Ata u vranë në periudhën e vitit 1992 dhe viktimat ishin gra dhe fëmijë,” tha zëdhënësja e institutit, Lejla Cengiq.

Një nga të afërmit e viktimave që mund të jenë varrosur në atë që dyshohet si varr masiv, Fikret Baçiq, tha se ai ka kërkuar për më shumë se dy dekada për eshtrat e gruas, fëmijëve, nënës dhe anëtarëve të tjerë të familjes të vrarë në Zekovi.

Baçiq tha se nëse zbulohen, trupat do të jenë një provë e rëndësishme në gjyqin e ushtarëve, policisë dhe zyrtarëve serbë të Bosnjes të akuzuar si përgjegjës për krimet në Zekovi.

“Dyshohet se një nga të pandehurit e akuzuar për krime në Zekovi tha diku – jo drejtpërdrejtë te organet hetimore – se disa prej trupave ishin varrosur nën një kullë transmetimi në Bacici [një fshat në zonën e Zecoviut, ku po bëhet gërmimi i tanishëm]” tha Baçiq.

Megjithatë ai shtoi se ishte “i bindur që në fillim se nuk kishte asgjë atje”.

I pandehuri që ai pretendon se kishte folur për vendvarrimin ishte Zdravko Antoniq, një nga të dyshuarit në gjyq për krimet e Zecoviqit i cili vdiq më herët këtë vit.

Dushan Miliciq, Radomir Stojniq, Radovan Çetiq, Dushko Zoriq, Zoran Stojniq, Zheljko Grbiq, Ilija Zoriq, Zoran Miluniq, Bosko Grujiciq, Lubisha Çetiq, Rade dhe Urosh Grujçiq dhe Rajko Gnjatoviq po gjykohen ende për vrasje, tortura, dhunë seksuale, shkatërrimin dhe konfiskim të pronës së banorëve vendas në Zecovi në korrik të vitit 1992.

Aktakuza pohon se pas vrasjes së 32 grave dhe fëmijëve në fshatin Gradina në zonën Zecovi më 28 korrik 1992, Dushan Miluniq, Radomir Stojniq dhe Radovan Çetiq urdhëruan trupat dhe policët të largojnë kufomat për fshehjen e gjurmëve të krimit.

Sipas akuzave, Miluniq ishte komandant i kompanisë Rasavaci me Batalionin e Gjashtë të Brigadës 43 të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Stojniq ishte komandant i stacionit rezervist të policisë në Rasavci, ndërsa Cetiq ishte kryetar i Partisë Demokratike Serbe dhe Komisionit të Krizave në fshatin Rasavci.

Të pandehurit e mbetur ishin anëtarë të kompanisë Rasavaci, forcave të policisë dhe grupeve të tjera.

Duke dëshmuar në mbrojtjen e tij, Miluniq mohoi të dinte se ku ishin varrosur trupat e grave dhe fëmijëve. Ai gjithashtu mohoi se kishte urdhëruar ‘pastrimin’ e zonës.

Mbrojtja po paraqet aktualisht dëshminë e saj në gjyqin që filloi në prill 2015. /BIRN Sarajevë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img