Një kolonë prej 60 autobusë u nisën nga Aleppo lindore, shkruan Reuters duke cituar zyrtarët e OKB-së.
Televizioni shtetëror sirian tha se evakuimi rifilloi përsëri, duke përmbushur kështu kushtet që qeveria të marrë kontrollin në të gjithë Aleppo, transmeton lajmi.net.
Siç është raportuar nga AP, kolona e parë me autobusë mbërriti në pjesën perëndimore të qytetit.
Edhe Observatori për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Londër, tha se 60 autobusë janë të gatshëm të evakuojnë rreth 3,000 luftëtarë dhe civilë nga fortesa e fundit e rebelëve.
Kjo është kolona e fundit që duhet të largohet nga Aleppo para se qeveria në Damask të deklaron se ka marrë kontrollin e plotë të Aleppo, për herë të parë që nga viti 2012. /Lajmi.net/
.